
Tiranë, 17 shkurt 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit prangosi sot shtetasin Arlin N. Allasufi, i dënuar me 17 vite burg për vrasje, në Itali.
Arlind Nuredin Allasufi (Ervis Aliu), 32 vjeçar i lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë ishte i njohur edhe me emrin Ervis Aliu dhe prej disa kohësh ishte në kërkim, nga forcat e policisë.
Pas ndjekjes prej disa javësh të të gjitha lëvizjeve të këtij shtetasi, policia bëri të mundur arrestimin e tij në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë
Gjithashtu policia informon se arrestimi i këtij shtetasi është bërë për llogari të interpol Italisë dhe do të ekstradohet për të kryer atje dënimin e tij. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





