Transmetuar më 17-02-2014, 18:13

Tiranë, 17 shkurt 2014, NOA.al- Ish-kryeministri Berisha deklaroi sot se qeveria e kryeministrit Edi Rama po përsërit të njëjtën aferë si me lojërat e fatit edhe me furgonat.

“Informacione të besueshme paraprake provojnë se prapa betejës së pamëshirë me kafshatën e gojës të 15 mijë familjeve të shoferëve me furgona, qëndrojnë interesa direkte të klanit Rama-Kokëdhima, kompani të fuqishme transporti të tyre dhe miqve të tyre", – tha z.Berisha.

Duke u perqendruar në rastin e furgonave, z.Berisha tha se "po përsëritet identik skenari i lojërave të fatit, të cilat u bllokuan me urdhër të Ramës për interesa të tij direkte, të vëllaçkos së tij Olsi dhe të të tjerëve përreth tij”. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit