Transmetuar më 17-02-2014, 17:16

Tiranë, 17 shkurt 2014, NOA.al- Deputetja e PD, Majlinda Bregu, tha sot se ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil janë kërcënim real për të gjithë punonjësit e administratës publike, dhe ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin e Nëpunësit Civil, synojnë që në administratë të mos ketë nëpunës që gëzon statusin civil.

“Bëhet një rrëmujë dhe një mishmash kaq i madh sa Shqipëria në këtë moment  rrezikon të ngelet pa një ligj dhe nëpunësit civilë të ngelen pa një status, pra nuk dërrmohet vetëm konsensusi politik, nuk hartohet vetëm një ligj i ri në fshehtësi të plotë dhe në mungesë transparence, por nga ana tjetër i vihet shkelmi prioritetit të parë, i cili është prioritet i pesë prioriteteve që BE ka caktuara për Shqipërinë”, – tha deputetja demokrate, ish-ministre e Integrimit.

Sipas saj ky akt ka pasoja të mëdha për vendin. “Rikthehet koncepti i jashtëzakonshëm dhe i luftuar në çdo takim me BE i listës se pritjes, sepse lista e pritjes dhe ky do të jetë një element për t’u diskutuar më vonë  shton koston në buxhetin e shtetit”, – tha zonja Bregu. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit