Transmetuar më 17-02-2014, 15:41

Fotografi Rogerio Soares e komentoi si një ngjarje tragjike me fjalët, “Ishte mbresëlënëse. Rrufeja e goditi gruan sapo ajo hyri në ujë. Pak më tutje ishin edhe disa fëmijë, të cilët mbetën të palënduar. Ishin momente dramatike, madje edhe tragjike. Nuk dinim çfarë të bënim”.

Në këtë mënyrë gjeti vdekjen Rosangela Biavati, një nënë 36 vjeçare, e cila po shijonte ujin e detit, në Guaruja të Brazilit.

Edhe djali i saj 11 vjeç, ishte në det në momentin e tragjedisë. Soares po fotografonte rastësisht, kur me aparatin e tij fotografik filmoi edhe momentin kur rrufeja goditi 36 vjeçaren, e cila ndërroi jetë pak momente më vonë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit