
Tiranë, 17 shkurt 2014, NOA.al- Nga ana e policisë së kryeqytetit kanë nisur hetimet lidhur mbi një vdekje të dyshimtë. Ditën e djeshme në reanimacionin e repartit të neurologjisë, ka gjetur vdekjen 71 vjeçari Hasan Pashaj, banues në Tiranë.
Lidhur me shkaqet e vdekjes së tij është bërë këqyrja e kufomës si dhe sekuestrimi i kartelës klinike, pasi po hetohet për mjekim të pakujdesshëm të personelit mjekësor, pasi viktima ka qenë i shtruar tek spitali privat Hygeia dhe më pas tek reaniamacioni i Neurologjisë në Qendrën Spialore Universitare Tiranë.
Pas denoncimit të të afërmve për vdekjen e 71 vjeçarit, vijon puna për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së këtij shtetasi.
Në këtë mënyrë, brenda 72 orëve është shënuar pacienti i dytë i spitalit privat “Hygeia”, që përfshihet në vdekje pacientësh të pasuara nga denoncime për mjekim të pakujdesshëm me pasoja fatale.
Policia thotë se në të dy rastet familjarët denoncojnë në polici veprimet e mjekëve si të pakujdesshme dhe me pasojë vdekjen e pacientit.
Në rastin e 71-vjeçarit Hasan Pashaj, gazeta Shqiptarja.com raporton se i ndjeri ka qenë i shtruar tek spitali privat “Hygeia”, ndërsa pas shfaqjes së komplikacioneve është dërguar me urgjencë nga spitali privat në atë shtetëror. Por 71-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e djeshme në reanimacionin e Neurologjisë në QSUT.
Menjëherë kanë nisur hetimet për vdekjen e Hasan Pashajt, ndërsa sipas policisë është bërë këqyrja e kufomës dhe është sekuestruar kartela klinike. Ndërsa bëhet me dije se “Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe po hetohet për mjekim të pakujdesshëm të personelit mjekësor".
Veprime të tilla të transferimit të pacientëve në grahmat e fundit të jetës në spitalin shtetëror janë përfolur edhe për të patur statistika të pastra përsa i takon rasteve fatkeqe në spitalet private.
Megjithatë kohët e fundit ka një shtim të rasteve kur pacientë të cilët kanë paguar shuma të mëdha në spitalet private, teksa rëndohen nga ana shëndetësore, dërgohen në spitalet shtetërore të vendit, kryesish tnë QSUT, ku fatkeqësisht humbin jetën.
Të dielën u raportua për vdekjen pas një ndërhyrje kirurgjikale në veshka nga mjekët e spitalit Hygeia (nga greqishtja, Igjia – Shëndeti) të 63-vjeçares nga Vlora Luiza Lati nga Vlora. Edhe në këtë rast policia nisi hetimet për mjekim të pakujdesshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





