
Skena që shikoni nëpërmjet fotografive u filmua nga ana e vizitorëve të shumtë pranë kafazit të dy tigrave në Bengala, në kopshtin zoologjik të Chengdu, në provincën Sichuan, të Kinës.
Një burrë, punonjës i kopshtit zoologjik, në gjendje të rëndë depresive u fut brenda kafazit të tigrave, duke synuar që të shqyhej prej tyre.
Njëri nga dy tigrat e tërhoqi për disa metra duke e kapur për bluze, ndërsa më tej e la të lirë, duke i kursyer jetën.
Ndërkohë në dëshminë e tij në polici, punonjësi i kopshtit zoologjik i cili shpëtoi me disa plagë të lehta deklaroi se, “Doja që ti jepja fund jetës, më ishte sosur durimi”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





