
Mirditë, 17 shkurt 2014, NOA.al- Komuna Kaçinarë në Mirditë ka rënë pre e vjedhjes, gjë që ka bërë që ky fakt të denoncohet nga punonjësit e kësaj komune.
Pas sinjalizimit për këtë rast forcat e policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes konstatuan se ishte vjedhur me thyerje zyra e përkrahjes sociale dhe zyra e gjendjes civile në komunën Kaçinarë.
Nga veprimet e para të grupit hetimor u konstatua se persona ende të paidentifikuar kanë prishur zgarën e dritares së zyrës së përkrahjes sociale dhe kanë marrë prej aty kasafortën ku sipas punonjësit të kësaj zyre nuk ka patur vlerë monetare, dhe më pas kanë hyrë në zyrën e gjendjes civile, ku ka patur vetëm dokumenta.
Ndërkohë aktualisht vijon puna për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të vjedhjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





