
Nëse dikush ka patur ndonjë dyshimin se aksidenti që pësoi Michael Schumacher, 29 Dhjetorin e vitit të kaluar në Alpet Franceze kishte të bënte me parregullsitë e pistës së skive, apo me probleme të sigurisë, kjo nuk është aspak e vërtetë, citon Supersport.
Ky fakt është konfirmuar nga prokurori i Albertville, Patrick Quincy, i cili deklaroi se aksidenti që pësoi 7-herë kampioni i botës në Formula një, ndodhi në një zonë jashtë piste, duke mbyllur kështu çështjen e hapur në 29 Dhjetor për përcaktimin e shkakut që shkaktoi akisdentin e Michael Schumacher në pistën e Meribel.
Që nga ajo ditë, 45-vjeçari gjerman ndodhet në gjendje kome në spitalin e Grenoble në Francë. Ndër të tjera, Qiuncy shtoi se sinjalistika dhe informacionet mbi pistën ishin konform ligjit dhe normave franceze të sigurisë.
Përsa i përket gjëndjes së Schumacher, mjekët janë duke vazhduar procesin e tij të rizgjimit nga koma.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





