


Manchester United përshpejton proçedurat për rinovimin e kontratës me Wayne Rooney pasi sulmuesi anglez vazhdon të joshet nga Chelsea, citon Supersport.
Sipas të përditshmes “Daily Mail”, klubi i drejtuar nga Moyes dhe lojtari po diskutojnë për një konrtratë të re 5-vjeçare nga e cila sulmuesi do të përfitojë rreth 300 mijë Paund në javë.
Edhe pse firma nuk është hedhur ende, burime të ndryshme konfirmojnë se pas kthimit të tij nga Dubai ku ndodhet bashkë me skuadrën, gjithçka do të formalizohet.
Paga aktuale e lojtarit është rreth 250 mijë Paund, por tekniku skocez i trembur nga tundimi i mundshëm i Rooney për t’u transferuar në Londër, e ka bindur të qëndrojë duke i shtuar edhe 50 mijë më shumë.
Sipas burimeve të ndryshme, kontrata e re do të jetë me afat 5-vjeçar, çka do të thotë se 28-vjeçari mund ta mbyllë karrierën e tij në “Old Trafford”, edhe pse gjatë muajve të verës u afrua shumë me Chelsean pas këmbënguljes së Jose Mourinhos për ta transferuar në “Stamford Bridge”.
Një faktor tjetër, që ia mbushi mendjen sulmuesit të qëndrojë në Manchester është edhe shiriti i kapitenit që mund të shkojë në dorën e tij duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, pasi Nemanja Vidiç, Rio Ferdinand dhe Patrice Evra po përgatisin lamtumirën.
Rooney lindi 28 vjet më parë në Liverpool dhe e nisi karrierën si profesionist në radhët e Everton ku u aktivizua për 67 takime dhe shënoi 15 gola.
Ai u transferua në Manchester gjatë vitit 2004 ku bëri një rrugë të gjatë dhe të suksesshme nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





