Transmetuar më 17-02-2014, 11:10

Deri në shtatorin e kaluar jetonte në një barake për të pastrehët në qytetin e Gyor, në Hungari, por tashmë është bërë i pasur falë fitores të një lotarie prej 2 milionë euro.

Me paratë e fundit që kishte në xhep, Andraschek Laszlo, 55 vjeç, luajti në lotari dhe ajo biletë i ndryshoi jetën.

Ish- i pastrehu, duket se nuk ka aspak në plan që të jetojë në luks, por dëshiron që të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë.

Për veten e tij bleu një shtëpi ku jeton me të shoqen si dhe një makinë, më pas u dërgoi një shumë parash pesë vëllezërve të tij, ndërsa dëshiron që të vizitojë motrën e tij e cila ndodhet në Kanada.

Mirëpo me paratë e tjera bashkëshortët Laszlo po themelojnë një fondacion për të ndihmuar personat pa të ardhura dhe të pastrehët, ndërsa një shumë tjetër parash ia depozituan për bamirësi një organizate jofitimprurëse./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit