
Një rekord, numër fiks apo diçka më tepër. Ndoshta mund të mos i bëjë përshtypje Joseph Wilson, i cili u arrestua nga policia e Port St. Lucie, në Florida (SHBA), për të 100-ën herë.
Wilson u ndalua nga policia në dalje të një dyqani, ku kishte vjedhur çorape dhe të brendshme me një vlerë prej 174 dollarë.
Pas një arratie të shkurtër ai u ndalua nga policia, duke u shoqëruar në komisariat. Arrestimi i tij ndoshta mund të cilësohej si një ndalim normal, por duhet theksuar se për Joseph bëhej fjalë për një rutinë për të 100-ën herë, pasi më parë ai është ndaluar për 37 krime të rënda, 47 dhunime dhe 15 krime të tjera./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





