Transmetuar më 17-02-2014, 09:04

Delvinë, 17 shkurt 2014, NOA.al- Një i ri nga Konispoli është shpallur në kërkim nga policia, pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga një adoleshente.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se u shpall në kërkim 26 vjeçari me iniciale H.B., me banim në Konispol.

Mësohet se 17 vjeçarja me iniciale A. K., banuese po në Konispol ka kallëzuar në polici 26 vjeçarin, duke thënë se ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht gjatë kohës që ka qenë në automjet me këtë shtetas, me të cilin kanë pasur njohje.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale të ngacmimit seksual./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit