
400 emigrantë nga Nepali kanë vdekur në Katar në kantierët e botërorit të futbollit 2022. Kështu shkruan gazeta britanike “Observer”, e cila publikon të dhënat paraprake të një hetimi të “Pravasi Nepali Co-ordination Committee”, organizatë për të drejtat e njeriut.
Ajo që deri më tani është një tragjedi në radhët e punëtorëve, mund të marrë në të ardhmen përmasa edhe më dramatike, deri në organizimin e kampionatit botëror pas tetë vitesh, kur pritet të numërohen rreth 4 mijë viktima.
Ndërkohë punëtorët më të rrezikuar janë pikërisht ata nga Nepali, të cilët përbëjnë 20% të punëtorëve të krahut për ndërtimin e stadiumeve. Po ashtu mësohet se shumë të tjerë vijnë nga India, Bangladeshi, Pakistani dhe Sri Lanka.
Sakaq polemikat pritet të shtohen në ditët në vijim, me rastin e vizitës së Princit Carlo në Katar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





