
Simon Cowell i cili u bë baba për herë të parë në jetën e tij ditën e Shën Valentinit, e ka marrë seriozisht detyrën e prindit.
54-vjeçari ekspert i muzikës dhe e dashura e tij Lauren Silverman’s, u bënë prindër të vogëlushit të cilin e quajtën Eric, në nder të babait të ndarë nga jeta të Simonit.
Gjatë ditës së sotme Cowell, postoi në profilin e tij në Twitter, fotografitë e para të të voglit, duke shprehur krenarinë e tij si baba.
Simon ka publikuar fotografi ku ka dalë vetëm me të birin, por edhe portret familjar të tij, të Eric dhe të nënës së re Lauren.
Në krah të fotografive ai shkroi, “Mami, babi dhe Eric. Tashmë dy ditësh. Nuk e kisha menduar kurrë se sa shumë dashuri dhe krenari mund të ndjesh”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





