Transmetuar më 16-02-2014, 16:46

Cesena, 16 shkurt 2014, NOA.al- Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kishte zgjedhur Cesenan për tu fshehur dhe për ti shpëtuar drejtësisë.

Gjithsesi shqiptari Elton Hylviu, u arrestua nga policia italiane në Cesena por edhe gjatë ndalimit të tij, u shtir sërish si një qytetar bullgar. Ai u ndalua teksa udhëtonte me një makinë, ndërsa patrullës së policisë i tregoi një dokument bullgar, por nga ana e policisë u kuptua se diçka nuk shkonte në dokumentin e treguar prej tij.

Kështu Hylviu u shoqërua në polici, ku nga hetimet e mëtejshme, u zbulua identiteti i tij i vërtetë, si dhe fakti se rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Elton Hylviu, 31 vjeç, i lindur në 6 shtator 1982 në Shqipëri, por prej disa vitesh i transferuar në Itali, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge.

Nga ana e policisë thuhet se Hylviu, bënë pjesë në një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, ndërsa rezulton se ka trafikuar në mënyrë të përsëritur heroinë me peshë 10-15 kilogramë nga Shqipëria./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit