Transmetuar më 16-02-2014, 16:13

Nëse thuhet se të kundërtit tërhiqen mes tyre, është gjithashtu e vërtetë se të ngjashmit ngjisin më shumë.

Kjo gjë duket se vlen për çiftin argjentinas Gabriela dhe Victor Pereira, të cilët ndajnë të njëjtin pasion dhe dashuri për tatuazhet, gjë që ka bërë që të vlerësohen nga rekordet Guinnes, si çifti me më shumë tatuazhe në botë, duke qenë se tatuazhet përbëjnë 90% të trupit të tij dhe 65% të trupit të saj.

Bashkëshortët Gabriela dhe Victor, përkatësisht 42 dhe 43 vjeç, janë vlerësuar gjithashtu edhe për modifikimet e shumta në trup, pasi numërojnë 50 piercing, 11 proteza, dhëmbë false etj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit