Transmetuar më 16-02-2014, 15:43

Në spitalin Ruggi në Salerno të Italisë, një grua rreth 55 vjeç solli në jetë pas tre aborteve, tre fëmijë të shëndetshëm.

Gruaja ndodhej e shtruar prej disa javësh në spital, për të mbajtur nën kontroll shtatzëninë, ndërsa gjatë natës së lënë pas ajo solli në jetë trinjakët.

Drejtori i spitalit Raffaele Petta, deklaroi se ky nuk është rasti i parë që një grua në moshë arrin të çojë përpara një shtatzëni.

Më tej Petta shton se para dy vitesh një grua 57 vjeçare, solli në jetë dy vajza binjake.

Gjithsesi drejtori i spitalit bëri apel që femrat të mundohen të sjellin në jetë fëmijë, në moshën e tyre natyrale, në mënyrë që shtatzënia të ecë sa më mirë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit