Transmetuar më 16-02-2014, 15:10

E pse të vuajë kur ka një zgjidhje shumë praktike që shmang problemet? Kështu ka menduar një modele e cila për të shmangur çdo incident të mundshëm, është ndalur në mes të pasarelës dhe ka hequr këpucët që mbante veshur, për të vijuar më tej sfilatën me çorape të zeza.

Gjatësia e fustanit të bardhë që mbante në trup dhe motivet në fundin e tij të pleksura pas takave të këpucës, ka bërë që një modele në Londër, të ndërpresë në mes sfilatën për të hequr këpucët, para se të vijonte më tej.

Përveç sikletit të momentit, modelja u përshëndet dhe u duartrokit nga të pranishmit, për shkak të lirshmërisë së saj, ndërsa më tej modele të tjera vijuan sfilatën ndërsa këpucët e hequra qëndronin në mes të skenës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit