Transmetuar më 16-02-2014, 14:58

Princi Amedeo, djali i motrës së mbretit të Belgjikës, është fejuar me gazetaren italiane, Elisabetta Maria Rosboch von Wolkenstein, vajza e producentit kinematografik Ettore Rosboch von Wolkenstein.

Çifti jeton në New York të SHBA, ku Amedeo studion në Colombia University, ndërsa e fejuara e tij 26 vjeçare punon për agjencinë Bloomberg si gazetare.

Familja mbretërore ka deklaruar zyrtarisht se gjatë së dielës mbahet ceremonia e fejesës mes tyre në formë private./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit