
Në Kiev, protestuesit antiqeveritarë, të cilët për më shumë se dy muaj kishin pushtuar administratën e qytetit, tashme kane nisur ta lirojnë atë duke i transferuar qeverisë kontrollin e ndërtesës.
Udhëheqësit e protestës kishin bërë të ditur gjatë mëngjesit se ata janë të gatshëm të lirojnë ndërtesën si shenjë e vullnetit të mirë, pasi autoritetet kanë liruar të gjithë protestuesit e burgosur në Kiev.
Pavarësisht kësaj lëvizjeje, ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka thënë se protestuesit nuk do të jenë të kënaqur me asgjë, pos dorëheqjes së presidentit Viktor Yanukoviç. Një tubim tjetër antiqeveritar është thirrur për ditën e sotme në Kiev.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





