Transmetuar më 16-02-2014, 10:55

Lezhë, 16 shkurt 2014, NOA.al- Një 55 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme ndërsa ka qenë duke peshkuar në bregun e lumit Drin në qytetin e Lezhës.
Sipas burimeve të Noa.al, viktimë është Xhavit Osmani, i cli ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Dyshohet që 55 vjeçari Osmani të ketë kapur rrymën elektrike, ndërsa ka qenë duke hedhur kallamin në lumë për të vrarë peshqit, e cila është një mënyrë e jashtëligjshme e gjuajtjes, ashtu sikurse edhe gjuajtja me dinamit.
Trupi i pajetë i Osmanit është çuar në morgun e spitalit të qytetit dhe pas ekspertizës do të tërhiqet nga familjarët. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





