
Victoria Beckham ka festuar disa ditë më parë vitin e saj të pestë si pjesëtare e botës së modës. Bashkëshorti David dhe të gjithë fëmijët e saj kanë qenë në radhë të parë, duke duartrokitur dhe përgëzuar sfilatën e ish- Posh Spice në New York.
Në pasarelë ka dominuar ngjyra e bardhë dhe ajo e zezë me vijëzime të ngjyrës së kuqe. Veshjet, të cilat ishin të ngarkuara me aksesorë dhe shpesh me shpinën e zbuluar, përbëheshin nga copa të buta dhe shoqëroheshin nga funde të shkurtra të dekoruara ose nga pantallona të gjata. Këpucët e përsorura në sfilatën e përgatitur nga zonja Beckham ishin të sheshta, të punuara me mjeshtëri nga Manolo Blanhik. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





