
Gjirokastër, 16 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë qytetarin nga Tepelena, Elis Malaj, në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”.
Në momentin e arrestimit, në automjetin e Malaj u gjet një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si marijuanë. E paketuar në 6 pako të mbështjella me letër natriban, marijuana u gjend në brendësi të sediljeve të pasme të mjetit tip Volksvagen me targa AA 343 IH.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22.30, në aksin rrugor Gjirokastër-Subash. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





