Transmetuar më 16-02-2014, 09:21

I lodhur, i dëshpëruar dhe një veprim pa kuptim. Kështu është dukur amerikani Larry Green, i cili ka pështyrë një nga policët në detyrë, sapo ka hyrë në komisariat.
Djaloshi, të cilin mund ta shikoni në videon më poshtë, me të hyrë në komisariatin e policisë së Milwaukee, i ka ardhur kjo ide “brilante” dhe ka vepruar pa e menduar shumë gjatë. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që e ka detyruar atë të veprojë në këtë mënyrë, por sapo ka bërë këtë veprim, ai është ndaluar dhe është futur në dhomën e paraburgimit. Mbase kjo ka qenë dhe dëshira e tij….
Për më shumë ju ftojmë të shikoni videon. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





