Transmetuar më 16-02-2014, 09:06

Prej mijëra kilometrash larg nga Ekuadori e Amerika qendrore, në një cep të Paqësorit ndodhet një arkipelag i përbërë nga 19 ishuj. Rezervë e Marinës dhe pasuri e njerëzimit, ku nuk është fare e pamundur të notosh pranë breshkave të ujit, iguanave detare apo edhe fokave, kjo tokë pret këdo për ta mrekulluar me pasuritë e saj natyrore.

Janë pikërisht këta ishuj, ku për një moment mund të kalosh nga klima malore apo freskia e maleve vullkanike, në xhirot buzë detit, rërës dhe asnjëherë vetëm, por mund të jeni të shoqëruar nga një pinguin.

Këto ishuj të veçantë janë pikërisht ishujt Galapagos. Çdo vit ato janë destinacioni i mijëra turistëve të cilët janë të prirur për të provuar kënaqësi të reja dhe jo të zakonshme. Është me të vërtetë një parajsë mbi tokë, pasi aty mund të gjesh gjithçka në egërsinë e saj, në gjendje natyrale. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit