
Thai Ngoc është një njeri, për të cilin shkenca moderne mjekësore shprehet se duhet të kishte vdekur qe në vitin 1976, vit kur atij i ka humbur e aftësia për të fjetur.
Njeriu vietnamez i lindur në 1942 në një fshat të vogël të quajtur Trung Ha në Provincën Quang Nam, tha se një nga dëshirat e tij më të mëdha është që një ditë të mund të shohë një ëndërr.
Edhe pse mungesa e gjumit është dokumentuar gjerësisht nga ekipet mjekësore, ai pranoi një ftesë për të udhëtuar jashtë vendit për 18 muaj në mënyrë që të jetë në dispozicion të studiuesve, duke thënë se i frikësohet testeve dhe se nuk e kishte lënë qytetin e tij për më shumë se 60 vjet.
Ngoc është shprehur se asnjë mjek nuk ka qenë në gjendje për ta ndihmuar deri më tani. Ilaçet e përdorura për këtë qëllim nuk kanë dhënë efekt mbi të. Deri më sot askush nuk është në gjendje të shpjegojë se si Ngoc është gjallë apo se si ai mund të qëndrojë orë të tilla të gjata pa gjumë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





