Transmetuar më 15-02-2014, 21:19

Quhet August Maturo dhe interpreton rolin e fëmijës së Cory e Topanga në seritë e filmit të Disnay “Girl Meets World”. Para disa javësh fëmija doli në kronikat e lajmeve dhe u përfol së tepërmi, pasi deklaroi kontratën e tij prej 8 mijë dollarësh për një episod.

Nuk është aspak keq për dikë që është vetëm 6 vjeç. Në rast se kontrata zgjat edhe në sezone të tjera, rroga e tij do të kalojë automatikisht shifrat prej 9300 dollarësh. Në të njëjtën komedi është edhe  një fëmijë tjetër, i cili luan rolin e të dashurës së vajzës së Cory e Topanga, por ai fiton vetëm 4800 dollarë, pra gjysmën e djaloshit 6 vjeçar./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit