
Vajza e njerkës së Kim Kardashian e ka kuptuar shumë mirë se si funksionon bota e tyre e artit. Ajo është shfaqur në formë shumë të mirë në një sfilatë të Marc Jacobs, në të cilën ka dalë në pasarelë me një këmishë të lirë dhe transparente, ku shumë pak vend i ngelej imagjinatës.
Tepër e hijshme Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi edhe prindërit e saj, Bruce Jenner e Kris Jenner, në rininë e tyre kanë qenë idhujt e brezave të tërë.
Me trupin e mrekullueshëm dhe format e përsosura, ajo ka fituar simpatinë e të gjithëve, jo vetëm në pasarelat e New York, por edhe më tej. Në skenë është fotografuar e kapur prej dore me Harry Styles, një nga këngëtarët e grupit One Direction.. deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nëse mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri apo jo. Gjithçka qëndron në nivelin e thashethemeve./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





