
Kufoma e një gruaje 94 vjeçare është gjetur në frigoriferin e shtëpisë së saj. E moshuara, Maria Musitano jetonte në një banesë me të birin 51 vjeçar në Delianuova të Italisë. Ata që e kanë gjetur trupin kanë qenë karabinierët, të cilët kanë kontrolluar shtëpinë pas disa sinjalizimeve të fqinjëve, të cilët kishin mbi një vit që nuk e kishin parë të moshuarën.
Pasi kanë gjetur trupin, ekspertët kanë rrethuar zonën rreth frigoriferit. Për të verifikuar shkakun e vdekjes duhet të pritet konfirmimi dhe fjala e mjekut ligjor. Fakti që frigoriferi punon ende dhe e ka mbajtur të freskët trupin e gruas, e bën edhe më të vështirë përcaktimin e kohës së vdekjes së saj.
Gjatë kësaj kohe karabinierët kanë marrë në pyetje të bitin e gruas së moshuar, i cili jetonte bashkë me të. Ai është shoqëruar për në kazermë pas gjetjes së trupit. Gjatë gjithë kohës ai nuk ka dhënë asnjë informacion dhe nuk kishte lajmëruar askënd për faktin e mosdaljes së nënës së tij nga shtëpia. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 16:00. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





