
Ky është horoskopi ditor për ditën e diel 16 shkurt që ju sjell Noa.al. Do ta keni të lehtë të krijoni kontakte të reja gjatë gjysmës së parë të kësaj dite. Udhëtimet e shkurtra do të jenë të suksesshme. Këshillohet që në mbrëmje të kaloni më shumë kohë të afërmve dhe t’ju përkushtoheni më shumë familjarëve tuaj.
Dashi
Gjatë kësaj dite marrëdhëniet në punë do të jenë të mira. Mos i vini shumë re detajet pasi do të krijoni probleme me kolegët. Ka ardhur momenti që të flisni për problemet tuaja me familjarët. Një letër e fshehtë apo një sekret mund të ndikojë në karrierën tuaj.
Demi
Kjo ditë ju rezervon sukses sa i takon mbledhjeve në punë apo udhëtimeve të biznesit. Do të keni në qendër të vëmendjes diskutime mbi të ardhmen tuaj dhe do t’i lini mënjanë thashethemet. Do ta keni të lehtë të shpjegoni përpara shefave tuaj disa veprime të gabuara që keni bërë në të kaluarën, por bëni kujdes!
Binjakët
Do të jeni duke diskutuar për problemet e profesionit deri në orët e vona të natës. Mos nxitoni ë mbaroni çdo gjë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo nuk do t’ju ndihmojë të qartësoni idetë dhe do të bëjë që aspekti profesional të tronditet.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë e përshtatshme për mbledhje,m konsulta dhe bisedime të gjata. Do të keni komunikim të frytshëm me partnerët nga qytete apo shtete të tjera. Do të mund të përdorni më së miri mjetet e komunikimit, përfshirë edhe ato elektronike. Ditë e frytshme kjo e sotmja! Shfrytëzojeni.
Luani
Do të keni një ditë rutinë. Do ta keni më të lehtë të punoni me pak muzikë në sfond. Mos i nënvlerësoni ndjesitë intuitive që do t’ju vijnë gjatë kësaj dite. Nuk është një ditë e keqe për të mbyllur disa kontrata.
Virgjëresha
Do të keni vendosmërinë që të mbyllni çështjet e punës përpara mbrëmjes. Bëni marrëdhënie biznesi të qarta me të gjithë ata që ju rrethojnë. Nëse është e nevojshme do të duhet të përdorni edhe disa “kurthe” kundrejt vështirësive që do t’ju shfaqen. Në planin sentimental, ka për të qenë një ditë e zakonshme. Shpenzoni më shumë kohë me familjarët tuaj.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do të përqendroheni në çështjet e punës dhe do t’i lini pas dore të afërmit. Nëse veproni me mençuri dhe mirorganizim, çdo gjë do të shkojë siç duhet. Bëni kujdes me shëndetin. Këshillohet t’i largoheni rutinës dhe të bëni diçka ndryshe.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do të çoni dëm shumë ide të vlefshme. Këshillohet të mbani shënim apo të regjistroni çdo ide, pasi do t’ju duhen dhe do t’ju shërbejnë shumë në të ardhmen. Kujdes marrëdhënien me të afërmit. E keni lënë pas dore kohët e fundit.
Shigjetari
Do të keni shumë dyshime për çdo gjë gjatë kësaj dite. Do të keni disa ide shumë negative,. Të cilat do të pengojnë të ecni përpara. Përpiquni të shikoni gjërat me pozitivistet dhe të jeni mendjehapur. Pranoni ftesat e miqve për darkë dhe mundohuni të argëtoheni.
Bricjapi
Duhet të mos jeni super aktivë gjatë kësaj dite. Qetësohuni pak. Bëni gjëra të vogla dhe lërini të tjerët të bëjnë disa gjëra të cilat ju takojnë atyre. Mundohuni të ecni apo të mbani shënime të vogla mbi gjërat që keni në plan të realizoni. Mbrëmja ka pqr të qenë surprizuese për ju.
Ujori
Do të keni një mëngjes perfekt dhe relaksues. Dëshira për të blerë, për të takuar njerëz të rinj, për të ndenjur gjithmonë në praninë e të tjerëve dhe për të mos ngelur vetë do të vijë si pasojë e gjendjes tuaj romantike dhe të disa kujtimeve të vjetra që do t’ju bëjnë nostalgjikë.
Peshqit
Nuk do të keni asgjë për të cilën do të mund të ankoheni deri në fund të kësaj dite. Gjërat do të shkojnë ashtu siç duhet. Mundohuni ta shijoni çdo minutë dhe të krijoni miqësi të reja. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





