
Thuhet shpesh se nuk janë paratë ato që të sjellin lumturinë në jetë, por pa ato askush nuk mundtë ecë përpara dhe të arrijë mirëqenien që dëshiron. Disa persona kalojnë një kohë të gjatë në aktivitetet e tyre për të fituar bukën e gojës, por ka edhe të tjerë, të cilët fitojnë shumë më kollaj shuma të konsiderueshme, falë përpjekjeve të vogla dhe famës që kanë.
Më poshtë do t’ju prezantojmë me disa persona VIP të cilët kanë mbledhur pasurinë e tyre, jo falë pasioneve që kanë në jetë. Ja katër kuriozitete mbi ta.
50 Cent këndon rrap për pasion. Ai është një sipërmarrës i suksesshëm dhe nëpërmjet bizneseve që ka, ka arritur të vendosë pasurinë.
Kate Moss sa më shumë plaket, aq më shumë para fiton. Kjo është një bukuroshe, e cila nuk e tregon fare moshën që kas, edhe pse vitet i ka në supe. Sa më shumë plaket, aq më shumë fiton, falë pozicionimit të saj në botën e modës.
Aerosmith kanë fituar më shumë me lojën e Play Station, “Guitar Hero”.
Arnold Schwarzenegger u bë i famshëm falë roleve të tij si aktor dhe trupit të mrekullueshëm, por pasurinë më të madhe e ka vënë falë agjencive të tij imobilare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





