
Ekspertët e kanë quajtur “sextazy” përdorimin e përhershëm të viagrave dhe ekstazisë së personave si dhe shqetësimin që ky konsum ka shkaktuar tek ta. Sipas mjekëve ky është një kokteil euforik i cili mund të çojë deri në gjendje kome. Ata që kanë denoncuar rrezikun e këtij miksi ilaçesh kanë qenë shkencëtarët në New South Wales University në Sidney, Australi.
Sipas studiuesve, përzierja e dy substancave, siç ndodh shpesh në jetën e përditshme apo nëpër ambientet e argëtimit mund të shkaktojë të ashtuquajturën “sindroma serotoninë”. Prezenca e vazhdueshme e këtij “hormoni të mirëqenies” në organizëm, mund të shkaktojë shpërqendrim, harresë, halucinacione e frikë të vazhdueshme. Në disa raste mund të ketë edh efekte akoma më të rënda, siç është rritja e të rrahurave të zemrës, aspo parregullsi e tyre, deri në gjendje kome.
Ekspertët australianë kujtojnë se viagra është nj element i nevojshëm dh pozitiv në disa raste. Në rast abuzimi apo kombinimi me drogërat e tjera, pasojat mendore mund të jenë shumë negative./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





