
Vlorë, 15 shkurt 2014, NOA.al- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë kanë vënë në pranga 28 vjeçarin Filip Nestur Dhimojani, nën akuzën e “Shpërndarjes së shkrimeve antikushtetuese”.
Burimet nga ky qytet kanë bërë me dije se policia e Vlorës është informuar se në qytezën e Himarës shpërndaheshin shkrime me përmbajtje antikushtetuese. Pas verifikimeve të bëra, policia ka vënë në pranga shtetasin e sipërpërmendur, lindur dhe banues në Himarë, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij me iniciale S. Dh.
Mësohet se i arrestuari dhe S.DH, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin shpërndarë fletushka me përmbajtje antikushtetuese në gjithë rrugën kryesore të Himarës, një pjesë e të cilave është gjetur në banesën dhe automjetin e Filip Dhimojanit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





