Transmetuar më 15-02-2014, 14:39

Korçë, 15 shkurt 2014, NOA.al- Mëngjesin e sotëm ka gjetur vdekjen një 52 vjeçar nga qyteti i Korçës.
Viktima, i cila është identifikuar si personi me inicialet Gj.L, ka ndërruar jetë rreth orës 04.30 në lagjen 1 Korçë, në Bulevard Republika. Sipas burimeve nga policia, vdekja e tij është shkaktuar nga faktorë natyralë.
52 vjeçari punonte si punonjës pastrimi në qytet. Pas kryerjes së veprimeve nga ana e policisë së Korçës, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për “Vdekje
natyrale”. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





