Transmetuar më 15-02-2014, 14:08

E pranon që ka filluar ti rrallojë disi këngët e reja që hedh në treg, por kjo nuk i prish aspak punë, thotë Bluetooth.

Genta Isamjli bën bujë në çdo dalje të saj, dhe për këtë arsye fansat e shumtë i ka aty teksa presin ta shohin dhe adhurojnë.

E mrekullueshme, veshur bardhë e zi, Genta shfaqet me këngën e saj më të re, “Anuloje”, e cila është pritur mjaft mirë.

Genta tregon se ideja, teksti dhe muzika e kënges, “Anuloje” është bërë nga Arsim Bunjaku, me orkestrim të Virusit dhe e prodhuar nga Arboni, ndërsa xhirimet e videoklipit janë bërë në Prishtinë.

Pyetjes se, përse nuk pranon sponsor për shpenzimet e videoklipeve, Genta i përgjigjet:

“Eshtë një temë delikate, ne nuk pranojmë çdo lloj sponsori, madje janë shumë te rralla ato kompani ose sponsor që mund te pranohen për të investuar dhe për të mbuluar shpenzimet e mia. Eshtë menaxheri që vendos më së shumti për keto.

Genta tregon dhe per librin që është duke shkruar: “Po, është e vërtetë dhe do të lançohet shumë shpejt për publikun e gjërë.

Do te jetë një përmbledhje e 10 viteve krijimtari, të ilustruara me fotografi dhe intervista” Pyetjes se, a do e anulonte nje koncert nëse ja kërkonte i dashuri, Genta pergjigjet : “Jo nuk do ta anuloja”.

Mbrëmjen e 14 shkurtit Genta tha se do te kishte një superperformancë në një nga klabet e Tiranës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit