Transmetuar më 15-02-2014, 13:01

Lezhë, 15 shkurt 2014, NOA.al- Është ende e paqartë për policinë tentativa e vetëvrasjes së 15-vjeçares me inicialet E.Ç.

Sipas policisë 15-vjeçarja banonte përkohësisht tek tezja e saj në Pllanë, të Lezhës dhe ditët e djeshme ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar mbi dozë valiumi.

E mitura është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe më pas është transportuar për në  spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Të afërmit e vajzës nuk dinë të japin ndonjë shpjegim pse 15 vjeçarja ka arritur deri në këtë pikë, por policia po punon për sqarimin e rrethanave duke marrë në pyetje edhe vajzën që tashmë ka dalë nga rreziku për jetën. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit