Transmetuar më 15-02-2014, 12:15

Fier, 15 shkurt 2014, NOA.al- Duket se kemi humbur çdo ndjenje njerëzor dhe dhembshurie. Për një grusht para jemi gati të bëjmë gjithçka, të vëmë dorë dhe atje ku deri dje quheshin vend tabu. Policia e Fierit ka regjistruar dje një vepër penale të pakëndshme,ka arrestuar dhe shoqëruar në polici dy shtetase, të cilat janë kapur duke vjedhur sendet e vendosura nga të afërmit në varrezat e qytetit të Patosit.

Shtetaset e arrestuara janë, Marjanthi  Tika, 47 vjeçe banuese në Patos dhe Ina  Dulaj, 20 vjeçe, banuese edhe kjo në Patos.

Policia bën të ditur se arrestimi i këtyre shtetaseve u bë në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes ” dhe “Dhunimit të varreve”.

Duke dhënë detaje rreth momenti të arrestimit, polici thotë se, më datë 14 shkurt 2014, rreth orës 11:30, këto shtetase janë kapur në kushtet e flagrancës, tek varrezat e qytetit të Patosit, duke  transportuar me çantë dore disa vazo zbukurimi, të cilat dyshohen se i kishin hequr në varre të ndryshme. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit