Transmetuar më 15-02-2014, 11:07

Tiranë, 15 shkurt 2014, NOA.al- Aleanca Kuq e Zi në partneritet me Lëvizjen e të Drejtave të Mohuara publikuan sot nismën ligjore drejtuar Kuvendit të Shqipërisë "Për Hapjen e Dosjeve të zyrtarëve të lartë". Kreu i AK, Kreshnik Spahiu tha se, pas 23 vite dështimesh nga shumë qeveri  nuk u lejua zbatimi i ligjit për lustrimin.

Sipas tij Aleanca KuqeZi vjen me një projekt konkret mbi mënyrën kushtetuese të hapjes së dosjeve.

Spahiu deklaroi se, "populli ka të drejtë të njoh se kush e qeveris, populli ka të drejtë të kërkojë informacion për të shkuarën dhe të tashmen e politikanëve dhe zyrtarëve që drejtojnë vendin. Sot ne kemi ministra apo drejtues që janë kërkuar të emërohen nga Athina dhe shërbimet sekrete të vendeve fqinjë. Jetojmë në një shekull të ri dhe transparenca është themeli i ndërtimit të shtetit, por shteti nuk mund të qeveriset me duar të pista. Për këto arsye pastërtia e figurës së qeveritarëve është prioritet. Shqipëria është i vetmi shtet në Europën Lindore që ka hermetizuar arkivat dhe mbyllur dosjet. Ky popull nuk meriton të jetë peng i hafijeve, por edhe ky komb nuk mund të vazhdoj i copëtuar dhe i pa integruar se agjentët e shërbimeve sekrete nga vendet fqinjë ndërhyrjen në vendimmarrje. Aleanca KuqeZi dhe Lëvizja e të Drejtave të Mohuara do i dorëzojnë Kuvendit me disa firma deputetësh projektligjin "Për Hapjen e Dosjeve për Zyrtarët e larte" sipas një modeli të adoptuar nga Gjermania e viteve 90. Në rast refuzimi nga Kuvendi ata do kërkojnë referendum popullor”. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit