Transmetuar më 14-02-2014, 21:29

Një grua e përfshirë prej disa ditësh nga dhimbja në vesh, nuk mundi më dhe iu drejtua spitalit.
Por ajo që zbuloi ishte vërtetë tronditëse, pasi brenda veshit të saj jetonte një krimb.
Kjo ngjarje e pazakontë u zbulua në General Hospital të Taipei, në Tajvan, ku gruaja u drejtua për të marrë mjekim, për shkak të dhimbjeve të padurueshme.
Por gjatë vizitës në veshin e saj, mjekët pikasën disa pika të vogla gjaku në brendësi.
Në vijim duke u thelluar në kontrollin e tyre, ata pikasën krimbin i cili lëvizte lirisht në veshin e gruas 48 vjeçare duke i shkaktuar aq shumë telashe./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





