Transmetuar më 14-02-2014, 21:15

Tërheqja fizike është e bazuar në një lloj ngjashmërie me partnerin e mundshëm, jo vetëm nga pikëpamja e interesave, por edhe nga ngjashmëria në tipare.

Por kush është “masa e duhur” e ngjashmërisë maksimale për një tërheqje me partnerin? Një ngjashmëri aq sa ne të kemi një siguri të plotë për ta konsideruar si partnerin tonë.

Është ky zbulimi i një grupi studiuesish të Universitetit të Oslos në Norvegji, të cilët studiuan fenomenin duke përdorur disa testime, ku i ekspozonin meshkujt dhe femrat përballë fotografive të gjinive të kundërta.

Në përfundim të studimit u vu re, se si meshkujt edhe femrat ishin të tërhequr më së shumti nga personat e seksit të kundërt me të cilët kishin ngjashmëri fizike në masën 22 për qind./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit