
Aktorja amerikane Katie Holmes, e cila qysh nga ndarja me bashkëshortin Tom Cruise, vijon të jetë e vetme, pavarësisht thashethemeve në media, ku shkruhet se herë lidhet me dikë dhe herë me dikë tjetër, ajo nuk ka pranuar kurrë një gjë të tillë, dhe madje nuk është fotografuar asnjëherë në situata komprometuese.
Por Holmes duket se është e kënaqur dhe e plotësuar falë pranisë në jetën e saj të vajzës Suri, çka bën që të mos e ndjejë shumë mungesën e një partneri në krah.
Së fundmi Katie ka publikuar në profilin e saj në Twitter një fotografi kur ishte fëmijë, ku bie në sy ngjashmëria e saj me të bijën Suri, ku tiparet thuajse identike befasojnë.
Ajo e shoqëroi fotografinë me komentin, “Jam unë në moshën 7 vjeç!”/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





