Transmetuar më 14-02-2014, 20:03

Banania– E pasur me vitaminë B, magnez dhe potas, banania përmban një enzimë e cila i shton dëshirën mashkullit dhe lufton impotencën.

Frutat e pyllit– Të vogla dhe me shije, frutat e pyllit falë nivelit të lartë të antioksidantëve përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Gjithashtu në sajë të elementëve që përmbajnë, këto fruta bëjnë që mashkulli të rezistojë më gjatë në shtrat.

Farat e kungullit– Përmbajnë magnez, substancë që ndihmon për tu relaksuar. Janë gjithashtu një burim i pasur zinku, gjë që i ndihmon meshkujt në problemet me prostatën.

Panxhari i kuq– Cilësohet si një afrodiziak për meshkujt qysh në lashtësi, pasi ndihmon në prodhimin e hormonit mashkullor. Në të njëjtën kohë ndihmon sistemin imunitar të njeriut si dhe është tejet efikas kundër impotencës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit