

I urrente prindërit e nuses së tij deri në atë pikë sa i vrau. Ai vendosi eksploziv në të çarën e derës ku futeshin letrat, duke bërë që vjehrri dhe vjehrra e tij të gjejnë vdekjen, sapo morën pakon.
Amerikani Richard Parker, 49 vjeç nga Tennessee akuzohet për vrasje të dyfishtë. Ai ra në prangat e policisë vetëm pasi ndaj tij u vendos një shpërblim prej 1 milion dollarësh.
Parker vrau Jon dhe Marion Setzer, përkatësisht 74 dhe 72 vjeç, kur Jon mori pakon në derë, por teksa po ecte drejt shtëpisë ajo shpërtheu, duke i vrarë që të dy bashkëshortët. Nga hetimet u zbulua se çdo gjë ishte bërë nga dhëndri i tyre dhe eksplozivi në derë ishte vendosur pikërisht prej tij, pas disa konflikteve që kishte pasur me 74 vjeçarin.
Ndërkohë mësohet se Parker ishte pronar i një rrjeti restorantesh, ndërsa vjehrri i tij ishte një avokat i suksesshëm i specializuar në çështjet e trashëgimisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





