Transmetuar më 14-02-2014, 17:55

Emri i saj është Viola Fuller, e cila një vajzë vetëm 6 vjeç nga Britania e Madhe e prekur nga sindroma Down. E mitura arriti që të mësojë të notojë, të këndojë dhe të vallëzojë, falë dashurisë dhe përkushtimit të motrës së saj binjake.

Nëna e Violës, Agata Fuller tha se vajza e saj e prekur nga sindroma Down, ka aftësi shumë të mëdha për të mësuar dhe reaguar, duke arritur që të imitojë me perfeksion gjestet që bëjnë të tjerët.

Ndërkohë motra e saj, Nigella, arriti që të mësojë Makaton, një gjuhë të veçantë me shenja, e cila përdoret për të komunikuar me personat e prekur nga sindroma Down, duke e përdorur këtë gjuhë për të ndihmuar motrën e saj binjake./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit