
Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve seksuale të gjithë ato femra që janë të stresuara apo marrin ilaçe kundër depresionit, veçanërisht nëse stërvitja bëhet para raportit seksual.
Të paktën kështu ka rezultuar nga një studim i Universitetit të Texas, i publikuar në revistën “Depression and Anxiety”.
Në këtë studim, autorët përfshin 52 femra të prekura nga rënia e dëshirës seksuale dhe efekte të tjera si pasojë e stresit dhe depresionit.
Gjatë tre javëve të para të studimit, femrat nuk kryen asnjë lloj aktivitetit fizik. Ndërkohë në vijim kampioni u nda në dy grupe, ku grupi i parë kryente ushtrime të rregullta fizike rregullisht para raportit seksual, ndërsa grupi tjetër kryente aktivitet fizik sa herë që mundej.
Nga analizimi i rezultateve u vu re se si 30 minuta aktivitet fizik, disa momente para marrëdhënieve seksuale, çonin në një performancë më të mirë të femrës në shtrat si dhe në një qetësim më të madh të saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





