Transmetuar më 14-02-2014, 16:48

“Dhimbja dhe trishtimi po më konsumojnë”. Oscar Pistorius ka thyer heshtjen duke folur në përvjetorin e vdekjes tragjike të së dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp.

Mesazhi i tij i drejtohet familjes së saj dhe miqve të së ndjerës ku atleti i gjymtuar shkruan se, “Një traumë që do e mbaj brenda vetes gjithmonë. Dhimbje për gjithë ata që e deshën dhe që vazhdojnë ta duan Reeva-n”.

Atleti paraolimpik afrikano-jugor, Oscar Pistorius akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp në ditën e Shën Valentinit të një viti më parë.

Gjatë gjithë kohës Pistorius, ka deklaruar se ai nuk e kishte planifikuar vrasjen e së ndjerës edhe pse më parë kishin debatuar, por se e kishte ngatërruar me hajdut.

“Gjithçka çfarë dimë, është se Reeva Steenkamp u vra në banjë, teksa dera ishte e mbyllur, ai mendoi se kishte hyrë një hajdut”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Pistorius./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit