Transmetuar më 14-02-2014, 13:20

Tiranë, 14 shkurt 2014, NOA.al- Dy nxënës të shkollës “Aleks Buda”, në Laprakë u kapën nga policia sot me një pistoletë.

Nxënësit me inicialet D.U i datëlindjes 1997 dhe A.U i datëlindjes 1998 kushërinj me njeri-tjetrin, pretendojnë se arma që mbanin në dorë është armë manovër, ndaj policia e ka dërguar armën për ti bërë ekspertizën laboratorike.

Dy adoleshentët  janë shoqëruar për në komisariatin nr 3 në Tiranë dhe po merren në pyetje nga policia për të mësuar rreth shkaqeve që kanë detyruar dy të rinjtë të shkojnë në shkollë me pistoletë dhe ku e kanë marrë atë. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit