Transmetuar më 14-02-2014, 09:54

Tiranë, 14 shkurt 2014, NOA.al-  Drejtuesit e furgonave 8+1 duket se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre, megjithëse një ditë më parë në sallën e parlamentit, kryeministri Rama u tërhoq nga bllokimi i furgonave dhe tha se ato që janë me licencë do t’ju jepet kohë.

Protesta ka vijuar sot sërish në Korçë duke shënuar ditën e nëntë, por në protestë janë ngritur edhe shoferët e furgonave 8+1 në Kukës.

Ndryshe nga ditët e tjera protesta e shoferëve të furgonave të Korçës është zhvendosur në aksion nacional të rrugës Korçë-Tiranë.

Situata është tensionuar edhe më shumë, kur drejtuesit e furgonave me licencë, kanë ndalur furgonat pa licencë, të cilët po transportonin pasagjerë drejt Tiranës. Për të qetësuar situatën në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Korçës, por drejtuesit e furgonave me licencë janë shprehur se nuk do të lejojnë të kalojë asnjë mjet pa licence dhe nuk do të tërhiqen nga protesta derisa qeveria të pranojë kërkesën e tyre për të marrë pasagjer edhe në kthim.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Kukës, ku shoferët e furgonave 8+1 kanë bllokuar njërin aks të “Rrugës së Kombit” dhe kanë penguar furgonat e palicencuar të lëvizin me pasagjer. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit