Transmetuar më 14-02-2014, 09:21

Tiranë, 14 shkurt 2014, NOA.al- Sot Tirana është përfshirë në një kaos total, i gjithë transportit urban është futur në një grevë 24-orëshe.

Për të gjithë ata qytetarët, të cilët përdorin urbanët për të shkuar në punë apo për të mbaruar punët e tyre të përditshme u duhet të lëvizin në këmbë ose të gjejnë një alternativë tjetër, sepse transporti urban është përfshirë në grevë.

Për 24 orë me radhë asnjë autobus nuk do të lëvizë nëpër Tiranë, për t’ju ofruar shërbimin e transportit publik.

Sindikatat e këtij shërbimi thonë se shkak për grevën është mos marrja e rrogave prej 3 muaj nga punonjësit e këtij shërbimi.

Kjo është ndërprerja e tretë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 4 orë, duke krijuar kaos në rrugët e Tiranës.

Shoqata e transportit qytetas kërkon uljen  e akcizës së naftës për këtë shërbimi dhe rritjen e çmimit të biletës. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit