
Tiranë, 14 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 14 shkurt 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Konsulta në SHBA. Reforma e pensioneve. 6 ministra në Harvard. Program, për ndryshimin e skemës së pensioneve.
-Ndryshon skema e PD në Kuvend. Ish ministrat në radhën e parë.
-Rama furgonave me licence do t’ju jepet kohë.
-Sekseri i killerit, Mëhillaj dorëzohet në polici, Sinanaj më ka kërcënuar
-Basha: Ti lëmë fjalët duhen vepra. Reforma territoriale, jemi për konsensus.
-Qeveria ndryshon ligjin për nëpunësin: Në fuqi në prill.
-Sigurimi i makinave ul çmimin, 15 mijë lekë.
“Gazeta Shqiptare” hapet me shkrimin, “Qeveria: Legalizimet do vjelim 16 mld USD. Programi 2014-2016 parashikon 5.2 miliard lekë, u premtua falas. Kreu i ALUIZNI, Lamaj: Toka falas nuk imagjinohet në Europë.
-Ilir Kupa: Nuk jam unë babagjyshi grabitës.
-Basha; Reforma me konsensus. Konsensus në Kuvend për 6 ligje. Mimës i bie të fikët.
Reforma në Kuvend për 6 ligje, Mimës i bie të fikët.
-Dorëzohet Andon Mëhillaj: Rrija në Vlorë. Me Sokol Veizajn konflikte pronësie.
-Florie Peçi padit SIGMA: Të paguajë për përdhunimin tim.
Gazeta “Shekulli” ka si tituj kryesorë, “Ulet çmimi i figuracioneve. INSIG fikson çmimin 16 mijë lekë.
-Debatet ne Kuvend, qeveria riorganizon furgonat.
-Greva, Tirana 24 orë pa urban. Shoqata kundër rritjes së çmimit të biletave.
-Shqipëri- Kosovë arrestohen 6 vete për trafik armësh edhe 2 zyrtare të Ministrisë së Brendshme.
-Seanca maratone. Deputetit të PD Florion Mima i bie të fikët në Kuvend.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Dorëzohet për të shpëtuar familjen. Njeriu më i kërkuar në Shqipëri i jep fund arratisë. Jam i Pafajshëm. Sinanaj donte të më vriste. I penduari rrëfen një vrasje tjetër në Durrës.
-Armë nga depot e shtetit për trafikantët.
-Skiatori shqiptarë dëmtohet pa zbritur në pistë.
-Uashingtoni sjell në pranga shikasin që vrau nën e bijë.
-Qeveria. Ligj i ri për nëpunësin civil pas rrëzimit nga gjykata.
-Propozimi i parë për ndarjen:Gjashtë rajone. Kreu i grupit të ekspertëve të pavarur për reformën territoriale. Ylli Bufi: Si e duam hartën e re.
Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor, “Bie ligji i konsensusit. Drafti i ri i
qeverisë: 1-3 muaj pagë për nëpunësit e larguar. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveria miraton një projektligj të ri për “Nëpunësin Civil”, ku preken tri shtyllat e garancisë për mbrojtjen e administratës. Rikthehen largimet me suprimim të pozicionit, ndërsa dëmshpërblimi varion nga 1 në 3 paga. Të gjitha ndryshimet në ligjin e ri, që pritet të acarojnë edhe më tej marrëdhëniet mes mazhorancës dhe opozitës.
-Andon Mëhillaj i jep fund arratisë: Julian Sinanaj më ka përndjekur. I akuzuari si “sekser” i vrasjeve me pagesë vetëdorëzohet në Vlorë dhe sillet me një makinë civile në Tiranë. Avokati: Me Sinanajn nuk komunikonte prej 2 vitesh, për shkak të një konflikti.
Ka lidhje vetëm me vrasjen e Veizit, por jo siç akuzohet nga Sinanaj. Mëhillaj refuzon të dëshmojë për policinë: Do të flas në Gjykatë
-Reforma territoriale, Basha: Nuk ka negociata, kusht konsensusi.
– Rama tërhiqet nga bllokimi i furgonëve, por greva vazhdon.
– Fishekët e policisë shiten për 2.5 euro copa në Kosovë, 6 në pranga.
– Shqiptarët konsumojnë 1.2 mln tonë mallra më pak se në 2009.
– Vrau të dashurën dhe nënën e saj në 2001, ekstradohet Marjan Rroku
Gazeta “Koha Jonë” hapet me shkrimin, “Kreu i PS-së i drejtoi letër publike, kur ishte në opozitë, Kancelarit Austriak për "licencë qartazi të manipuluar kundër interesit publik"
Kryeministri Edi Rama dhe Lotaria Kombëtare.
Pse ka heshtur Kreu i Ekzekutivit tani që është në pushtet dhe ka gjithë fuqinë e Zotit për t’ia kthyer kauzës sociale të publikut?
-Batutat dhe akuzat në Kuvend, PD-PS përplasen për furgonat, rrugët dhe krimin.
-Dhjetë mistere që nuk i shpjegon dot as shkenca e as feja.
-Grabova, një perlë e fshehur mes maleve.
-14 Shkurti, dita kur dashuria triumfoi mbi paganizmin.
Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me titullin, “Dosja e re e provave. Berisha në gjyq dëshmi për 21 janarin. Ish-kryeministri është dëshmitar-kyç për ngjarjet. Nuk është paraqitur asnjëherë në gjyqin e Azem Hajdarit, as për “14 shtatorin”.
-Projekti i qeverise. Ndryshon sërish Ligji për Nëpunësin Civil ja 16 amendimet. Kur shpërbëhet institucioni, shteti do të japë për punonjësin 1-3 muaj pagë; hiqet detyrimi për gjetjen e një pune të ngjashme. Drafti kërkon 83 vota në Kuvend.
– Spartak Poçi: U shpërfillën projektet
– Sinanaj: Mora 7500 euro për t’i vënë C4 Kollozit
– Ekstradimi i SHIK-asit. SHBA dorëzon Rrokun, vrau me 2001.
– Drafti i financave. U hiqen gjobat “elektorale” bizneseve. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





